Humb jetën tragjikisht futbollisti 22 - vjeçar

Futboll

Humb jetën tragjikisht futbollisti 22 - vjeçar

Nga: K. G. Më: 2 mars 2023 Në ora: 12:07
Jordanis Adamakis

Futbollisti i ri grek, Jordanis Adamakis (22 vjeç) vdiq në një aksident të tmerrshëm trafiku, kur dy trena u përplasën.
Amadakis ishte në linjën Athinë - Selanik në ditën fatale dhe sipas mediave greke, familja e tij nuk e dinte që ai ishte në trenin e vdekjes në momentin e aksidentit.

Jordanis Adamakis e filloi karrierën e tij në Vrasida Neos Peram, gjatë sezonit 2019/20 luajti për AOK-un, prej nga u transferua te Nestos, dhe më pas u rikthye te ish-klubi i tij.

Ai mbrojti ngjyrat e Rodosit, nga i cili u nis për në Thesprotos, me të cilin u nda në janar të këtij viti.

Kujtojmë se në përplasjen e një treni mallrash dhe një treni të shpejtë në Greqi, në hekurudhën mes Athinës dhe Selanikut, kanë humbur jetën 32 persona dhe të paktën 85 janë lënduar, njoftuan zyrtarët.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat