Formacionet zyrtare të Luksemburgut dhe Portugalisë

Futboll

Formacionet zyrtare të Luksemburgut dhe Portugalisë

Më: 26 mars 2023 Në ora: 20:24
Cristiano Ronaldo

Sonte me fillim nga ora 20:45 do të zhvillohet përballja tejet interesante mes Luksemburgut dhe Portugalisë, e vlefshme kjo për xhiron e dytë të fazës së grupeve të kualifikimeve drejt Kampionatit Evropian Euro 2024.

Në xhiron e fundit të zhvilluar në Grupin J, Portugalia e mposhti 4:0 Lihtenshtajnin, kurse Luksemburgu barazoi pa gola me Sllovakinë, raporton KosovaPress.

Portugalia dhe Luksemburgu pozicionohen në Grupin J të këtyre kualifikimeve, së bashku me Bosnje dhe Hercegovinën, Islandën, Sllovakinë dhe Lihtenshtajnin.

Takimi i fundit mes këtyre dy kombëtareve daton në muajin tetor të vitit 2021, ku asokohe Portugalia regjistroi fitore të thellë 5:0.

Sa i përket ndeshjes së sotme, të dy trajnerët kanë vendosur për formacionet zyrtare, dhe ato i gjeni më poshtë.

Luksemburgu (4-2-2-2): Moris; Pinto, Chanot, Martins, Jans; Gerson, Martins Pereira; Barreiro, Sinani; Thill, Rodrigues

Portugalia (5-3-2): Patricio; Dalot, Antonio Silva, Dias, Pereira, Mendes; Fernandes, Palhinha, Silva; Ronaldo, Joao Felix

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat