Zyrtare, Bayerni merr vendim për Manen pas incidentit me Sanen

Futboll

Zyrtare, Bayerni merr vendim për Manen pas incidentit me Sanen

Më: 13 prill 2023 Në ora: 16:08
Sadio Mane

Sadio Mané është suspenduar nga Bayerni pas përleshjes në dhomën e zhveshjes me Leroy Sané pas ndeshjes City-Bayern të martën.

Bayerni njofton se Mané nuk do të jetë në skuadër kundër Hoffenheim përveç kësaj, anësori senegalez do të gjobitet.

“BILD” ka zbuluar se Sadio Mané e goditi Leroy Sanén në fytyrë pas ndeshjes në “Etihad Stadium”, në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Të dy patën një debat në fushë por pas fishkëllimës së fundit, Sadio Mané u ankua sesi Sané i foli në fushë dhe e sulmoi atë duke e goditur në fytyrë”.

Ndërkohë të dy lojtarët kanë kërkuar falje për incidentin e ndodhur para bashkëlojtarëve të tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat