E zezë dita për futbollin e Kosovës! Mbylli sytë UEFA se po çmendesh nga Kosova  

Futboll

E zezë dita për futbollin e Kosovës! Mbylli sytë UEFA se po çmendesh nga Kosova  

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 28 maj 2023 Në ora: 18:10
Pamje nga atmosfera në Ferizaj

Qysh u bëmë horë bre! 

Qysh na erdh java e fundit e na u bë e zezë dita pa pritur e pa kujtuar!

Qysh u bëmë përrallë me këtë futboll të Kosovës!

Pse u bëmë e si u bëmë përrallë.

Edhe tifozët e flaktë të skuadrave po shpërthejnë ndaj skuadrave të tyre.

Tifozët janë të pastër si loti, e duan fitoren të pastër si loti.

Në stadiumin “Riza Lushta” dhe në Ferizaj ndodhi cirku!

Turp përtej turpit.

Zhagitje e zhagitje dhe u panë se si bien golat në Mitrovicë në Ferizajt.

Trepça fitoi me përmbysje me rezultat 2:1, madje duke shënuar në minutën e 85-të e 90+të. si edhe në Ferizaj fiton në minutën e 105-të me rezultat 2:1 ndaj Dukagjinit.

U panë golat si bien, u panë zhagjitje si ndodhën, taktikë Mitrovicë taktikë Ferizaj dhe në fund u bëtë përrallë.

 E zeza e dita për futbollin tonë, kështu nuk e priti askush se do të përmbyllet java e fundit. 

E zezë dita për futbollin e Kosovës!

Mbylli sytë UEFA se po çmendesh nga Kosova, se si përfundojnë tabela.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat