Tetova: Jemi kampionët në fuqi të Kupës së Shqipërisë

Futboll

Tetova: Jemi kampionët në fuqi të Kupës së Shqipërisë

Më: 24 janar 2024 Në ora: 11:02
Edlir Tetova

Egnatia blindon Albano Aleksin dhe Renato Malotën.

Klubi nuk është përqendruar vetëm te merkatoja në hyrje, por edhe rinovimet.

Edhe pse mesfushorit dhe mbrojtësit i skadonte marrëveshja në fund të këtij sezoni, drejtuesit e kanë zgjidhur që tani këtë çështje.

Të dy lojtarëve u është zgjatur kontrata deri në 2025-ën. Lajmin e ka bërë të ditur vetë rrogozhinasit, një ditë para ndeshjes së Kupës së Shqipërisë.

Pikërisht sot do të presin Lushnjën dhe qëllimin e kanë të qartë: kualifikimin

. Ky tur e vendos përballë të shkuarës Edlir Tetovën, pasi deri vjet drejtonte verdhejeshilët.

Përtej vlerësimit që ka për kundërshtarin, trajneri nuk e diskuton fitoren.

Gjatë intervistës së dhënë për “Panorama Sport” ai e pranon që ekipi është i ngarkuar, ndaj ka menduar që të bëj rrotacion.

Turi i 4-t iu vendos përballë Lushnjës, çfarë pret Tetova nga kjo ndeshje?

Kemi punuar prej ditësh për këtë sfidë. Lushnja është një skuadër me traditë dhe nuk ka vend për nënvlerësim. Edhe kjo fazë luhet me ndeshje teke, ndaj nuk na lejohet një hap fals.

Çka nënkupton që do të futemi në fushë për të kaluar turin. E lehtë nuk do të jetë e lehtë. Ndaj dua përqendrim, për të mos rrezikuar kualifikimin.

A e keni objektiv fitimin e Kupës së Shqipërisë?

Jemi kampionët në fuqi të Kupës së Shqipërisë dhe natyrisht si objektiv kemi arritjen në finale. Do të vlerësojmë maksimalisht çdo ndeshje, për të garantuar objektivin tonë.

Përpara do kemi ndeshje të forta dhe shkalla e vështirësisë do të vijë duke u rritur, por ne e dimë tashmë sesi i shkohet deri në fund këtij trofeu.,

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat