Felixi, tifozëve të Atleticos: Nuk e dini se çfarë ka ndodhur brenda

Futboll

Felixi, tifozëve të Atleticos: Nuk e dini se çfarë ka ndodhur brenda

Më: 19 mars 2024 Në ora: 09:15
Joao Felix

Joao Felix e ka mbrojtur veten pas fishkëllimave të tifozëve të Atletico Madridit ndaj tij.

Felixi që vazhdon të jetë lojtar i madrilenëve, u huazua sivjet te Barcelona, dhe e shënoi golin e parë në fitoren 0:3 ndaj Atleticos.

“Fansat e Atleticos nuk i dinë gjërat që kanë ndodhur këtu gjatë kohës sa kam qenë këtu”, ka thënë Felixi.

“Fansat nuk e dinë se çfarë ka ndodhur këtu brenda, i kuptoj ata por nuk duhet të shihem si i keqi”.

“Madje edhe marrëdhëniet e mia me lojtarët e Atleticos janë të mira”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat