Theo dhe Maignan kthehen në familjen kuqezi

Futboll

Theo dhe Maignan kthehen në familjen kuqezi

Më: 3 gusht 2024 Në ora: 14:20
Theo dhe Maignan

Sot, dy emrat e mëdhenj francezë, Theo Hernandez dhe Mike Maignan, do të shihen sërish në Milanello.

Të freskët nga eksperienca në Kampionatin Europian me Francën, dy lojtarët do të vihen në dispozicion të trajnerit të ri Paulo Fonseca, në pritje për të zgjidhur të gjitha dyshimet që kanë të bëjnë me të ardhmen e tyre dhe në veçanti rinovimin e mundshëm të kontratave respektive me Milanin.

Siç raportohet nga “Tuttosport”, situatat e tyre kontraktuale janë çështje primare për drejtuesit kuqezi, duke qenë se Milani dëshiron të rinovojë me të dy lojtarët, të cilëve iu skadojnë marrëveshjet në fuqi më 30 qershor 2026.

“Kjo tryezë e dyfishtë e negociatave do të jetë një tjetër test për drejtuesit e Milanit dhe gjithashtu pronarët e tij, të cilët do të duhet të sfidojnë veten”, –  nënvizon gazeta torineze.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat