Ahmedi është futbollisti më i ri i Neman Grodnos

Futboll

Ahmedi është futbollisti më i ri i Neman Grodnos

Më: 29 korrik 2025 Në ora: 17:14
Valon Ahmedi

Valon Ahmedi është futbollisti më i ri i Neman Grodnos.

Pasi mbylli aventurën e tij me Rabotnicki në Maqedoninë e Veriut, 30-vjeçari vendosi që të transferohej në Bjellorusi.

Me këta të fundit, Ahmedi nuk ka firmosur për shumë gjatë.

Mesfushori ka kontratë me “verdhjeshilët” deri në fund të vitit aktual, më saktë deri më 31 dhjetor 2025.

Kujtojmë se interes për shërbimet e 30-vjeçarit kishin Tirana dhe Partizanin, por të cilat mbetën “thatë”. Vlen të theksohet, se Ahmedi është një ish i Kombëtares shqiptare, me të cilët ka luajtur dy ndeshje.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat