Unitedi po fiton pas pjesës së parë në “Anfield”

Futboll

Unitedi po fiton pas pjesës së parë në “Anfield”

Më: 19 tetor 2025 Në ora: 18:53
Manchester Unitedi

Manchester Unitedi po fiton pas pjesës së parë ndaj Liverpoolit.

Në “Anfield”, “Djajtë e Kuq” po fitojnë me shifrat prej 1:0.

Golin për mysafirët e shënoi Bryan Mbeumo në minutën e dytë të ndeshjes.

Mbeumo u asistua nga Amad Diallo.

Unitedi pati edhe disa raste të mira shënimi, sidomos me Mason Mount, por goditja e tij u ndalë nga Giorgio Mamardashvili.

Për Liverpoolin, Cody Gakpo i pati dy raste të mira shënimi, por që dyjat përfunduan në shtyllë.

Unitedi nuk ka fituar që dhjetë vite në “Anfield”, dhe sot synon fitoren e parë që nga ajo kohë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat