Sulmuesi kuqezi shënon nga këndi i pamundur

Futboll

Sulmuesi kuqezi shënon nga këndi i pamundur

Më: 29 nëntor 2025 Në ora: 19:50
Goli i Ernest Muçit

Po luhet pjesa e dytë në ndeshjen Trabzonspor – Konyaspor, e cila është “mbërthyer” në shifrat 3:1..

Sulmuesi i Kombëtares Ernest Muçi në minutën e 56 shënoi gol të jashtëzakonshëm direkt nga goditja e dënimit.

Edhe pse 24-vjeçari ndodhej në pozicion të prirët, “shkundi” portën mike, duke demostruar qartë formën e mirë që po përjeton.

Me këtë fitore të deritanishme, Trabzonspor grumbullonë 31 pikë, 2 më pak se Galatasaray kryesues në Superligën turke.

Në 2 ndeshjet e fundit, Muçi numëron 3 gola, “sinjale” të qarta se është rikthyer në versionin më të mirë dhe mund të jetë opsion serioz në sulm për Kombëtaren në marsin e vitit të ardhshëm.    

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat