Lojtari i Prishtinës me shtatë qepje në kokë 

Futboll

Lojtari i Prishtinës me shtatë qepje në kokë 

Nga: K.G. Më: 14 mars 2026 Në ora: 20:37
Pamje

Futbollisti i Prishtinës, Gjorgje Saletiq është në gjendje stabile pas lëndimit të rëndë që e ka pësuar sot në përballje me Prishtinën e Re, në takimin e javës së 24-të të Kampionatit të Kosovës.

Sipas klubit, futbollisti ka 7 qipje në kokë.

“Futbollisti ynë, Gjorgje Saletiq, ka pësuar një lëndim në kokë gjatë një dueli në ajër në ndeshjen e sotme.

Si pasojë e goditjes, atij i janë bërë 7 qepje në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Fatmirësisht, gjendja e tij është stabile dhe nuk ka pësuar ndonjë lëndim më të rëndë. Ai pritet të jetë jashtë fushave për 7 deri në 10 ditë”, njofton FC Prishtina.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat