Dëmtim i rëndë, Shqipëria pa sulmuesin ndaj Polonisë

Futboll

Dëmtim i rëndë, Shqipëria pa sulmuesin ndaj Polonisë

Më: 16 mars 2026 Në ora: 19:31
Shqipëria

Shqipëria humbet Rey Manaj për ndeshjen e 26 marsit me Poloninë, takim ky i vlefshëm për Play off të Botërorit. Dëmtimi i fundit i pësuar me Sivasspor ka rezultuar serioz dhe sulmuesi kuqezi do të jetë jashtë fushe për 2 muaj.

“Lojtari ynë u dëmtua në muskulin e pasëm të kofshës së majtë në ndeshjen që luajtëm dje. Si rezultat i rezonancës magnetike (MR) të kryer sot, është konstatuar një çarje e tendinit brenda muskulit të shkallës 3c dhe gjakderdhje në muskulin e pasëm të kofshës së majtë.”- Shkruan Sivasspor.

Në këto kushte, trajneri Sylvinho duhet të bëjë llogaritë pa një prej sulmuesve më të rëndësishëm të kombëtares.

Sa i takon situatës së lojtarëve të tjerë të ofensivës, Broja është rikuperuar te Burnley, ndërsa Daku është në garë me kohën.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat