Bardhezinjtë ndalojnë Komon, hapet përsëri lufta për Champions në Serinë A

Futboll

Bardhezinjtë ndalojnë Komon, hapet përsëri lufta për Champions në Serinë A

Më: 6 prill 2026 Në ora: 15:17
Foto ilustrim

Komo i Fabregas ngeci në transfertën e Udinezes në ndeshjen e vlefshme për javën e 31-të në Seria A.

Sfida ofroi pak emocione, me vetëm dy raste shënimi, nga një për secilin, nga Zaniolo dhe Vojvoda.

Miqtë u mjaftuan me vetëm 1 pikë ndërsa tashmë Juventusi është 4 pikë larg. Një fitore e bardhezinjve në shtëpi kundër Xhenoas sonte në mbrëmje do ti çonte vetëm një pikë larg vendit të katërt.

Para pushimit të kombëtareve, Komo kishte siguruar një seri prej pesë fitoresh radhazi në Serie A, duke u ngjitur në vendin e katërt. Ndërkohë, Udineze mbetet në vendin e 11-të me 40 pikë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat