Dy kartonë të kuq dhe dy gola, Bylis dhe Dinamo ndajnë pikët

Futboll

Dy kartonë të kuq dhe dy gola, Bylis dhe Dinamo ndajnë pikët

Më: 13 prill 2026 Në ora: 18:02
Bylis dhe Dinamo

Barazim 1-1 mes Bylis dhe Dinamos në ndeshjen e Superiores.

Ballshiotët shënuan të parët me Camara, pas vetëm 10 minutash lojë. Skuadra e Mirel Josës mbeti me një lojtar më pak pas daljes me karton të kuq të Përndecës në minutën e 55-të.

Pas 13 minutash, numri i lojtarëve në fushë u barazua, pasi te dinamovitët u ndëshkua me të kuq Goudiaby. Goli i Andre Teixeira 7 minuta nga fundi i dhuroi një pikë Dinamos.

Ekipi i Dajës është në vendin e katërt ndërsa Bylis pozicionohet e parafundit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat