Deçiqi nga Tuzi ka triumfuar me rezultat bindës 3:0 ndaj Jezeros, në takimin e javës së 33-të të Kampionatit të Malit të Zi.
Futbollisti nga Kosova, Trimror Selimi është trim i kësaj fitore.
Ai shpërtheu me dy gola, duke shënuar në minutën e 45+2 dhe të 55-tën, si dhe golin tjetër e shënoi Vuk Strikoviq në minutën e 66-të.
Deçiqi renditet në vend të tretë me 51 pikë, ka 16 më pak se lideri Sutjeska.
Jezero është në vend të 8-të me 40 pikë.