Flick: Nuk do ta harroj kurrë këtë ditë, jam shumë krenar për këtë skuadër

Futboll

Flick: Nuk do ta harroj kurrë këtë ditë, jam shumë krenar për këtë skuadër

Më: 11 maj 2026 Në ora: 14:47
Hansi Flick

Hansi Flick udhëhoqi Barcelonën drejt titullit të 29-të në LaLiga pas një fitoreje emocionuese 2-0 në "El Clasico" kundër Real Madridit.

Ky sukses erdhi vetëm pak orë pasi trajneri gjerman humbi babanë e tij.

Pavarësisht tragjedisë personale, Flick qëndroi në stol mes lotësh dhe duartrokitjeve të një "Camp Nou" të mbushur plot, duke kurorëzuar një sezon të jashtëzakonshëm të ndërtuar mbi futbollin sulmues dhe karakterin e fortë.

Ky triumf mbetet i paharrueshëm jo vetëm për suksesin sportiv, por edhe për anën njerëzore të një trajneri që gjeti forcën për të festuar me ekipin dhe tifozët në ditën e tij më të vështirë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat