Ëndrra e Enis Bardhit për ta ngritur trofeun e Kupës së Turqisë me skuadrën e Konyaspor u shndërrua në makth, pasi ekipi i tij u mposht në finale nga Trabzonspor me rezultat 1:2, në një duel ku tragjik doli pikërisht kapiteni i Maqedonisë së Veriut.
Trabzonspori kishte epërsi 0:1 pas pjesës së parë, por Konyaspor barazoi në 1:1 përmes Jackson Muleka, pas një aksioni që nisi nga Bardhi dhe një krosimi të shkëlqyer të tij. Goditja e parë e Mulekës përfundoi në shtyllë, ndërsa në tentimin e dytë ai e dërgoi topin në rrjetë.
Vetëm tetë minuta pas barazimit, Konyaspor fitoi një mundësi ideale për përmbysje të plotë. Bardhi mori përgjegjësinë nga pika e bardhë, por goditja e tij nga penalltia u ndal në shtyllë dhe topi u kthye në fushë.
Trabzonspori e ndëshkoi këtë rast me penalltinë e realizuar nga Paul Onuachu në minutën e 79-të, ndërsa vetëm një minutë më vonë Bardhi u zëvendësua.