Kualifikimi i Meksikës, Kastriot Çaushi: Koreja e Jugut luajti më mirë, s’kishte fat

Futboll

Kualifikimi i Meksikës, Kastriot Çaushi: Koreja e Jugut luajti më mirë, s’kishte fat

Më: 19 qershor 2026 Në ora: 20:51
Kupa

Në studion e emisionit Kampionët e Botës u diskutua për kualifikimit e Meksikës për në fazën tjetër.

Aktori i njohur Kastriot Çaushi deklaroi se nuk mendon që Meksika do të shkojë larg në këtë Botëror. Ai shtoi se Koreja e Jugut luajti më mirë, por se nuk kishte fat.

Ndërsa, gazetari Alban Xhihani u shpreh se në grupin ku ndodhet Meksika, sheh tre skuadra që shkojnë më tej, Sipas tij, e vetmja që nuk do kalojë në fazë tjetër do jetë Afrika e Jugut.

Kastriot Çaushi: Meksika nuk do e ketë të lehtë në vijim. Koreja e Jugut luajti shumë mirë, por nuk kishte fat.

Edhe në fillime kemi thënë se Koreja dhe Meksika ishin ekipet favorite. Mua më pëlqen Koreja për mënyrën sesi luan.

Alban Xhihani: Grupi ku ndodhet Meksika shoh se mund të ketë tre ekipe të kualifikuara. Jashtë shikoj vetëm Afrikën e Jugut.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat