Gega: Ronaldo është i pazëvendësueshëm, më shumë punë sesa talent

Futboll

Gega: Ronaldo është i pazëvendësueshëm, më shumë punë sesa talent

Më: 23 qershor 2026 Në ora: 21:44
Trajneri Skënder Gega

Trajneri Skënder Gega, foli në emisionin “Kampionët e Botës”, për Cristiano Ronaldon, i cili shënoi dopietë golash në fitoren 5-0 të Portugalisë ndaj Uzbekistanit.

Sipas Gegës, Ronaldo tregoi vlerat e tjera, ndërsa shtoi se luzitani arritjet i ka për shkak të punës dhe jo për shkak të talentit.

Ndër të tjera, ai theksoi se CR7 është i pazëvendësueshëm.

“Kur punohet gjithmonë kritikohet. Ndeshja e parë i dha një impakt tjetër edhe Ronaldos për punën. Në krahasim me Messin, Ronaldo është më shumë punë, sesa talent. Ndeshja me Uzbekistanin tregoi vlerat e tij. Nuk njeh plakje.

Në sport duhet t’ia marrësh vendin dikujt. Nëse del dikush më i mirë, e merr vendin. Ronaldo është i pazëvendësueshëm”, deklaroi Gega.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat