Yamal: E urrej fazën e grupeve në Botëror, tash nis gallata

Futboll

Yamal: E urrej fazën e grupeve në Botëror, tash nis gallata

Më: 2 korrik 2026 Në ora: 16:14
Lamine Yamal

Sulmuesi i Spanjës, Lamine Yamal, ka thënë se e urren fazën e grupeve në Kupën e Botës.

Yllin e Barcelonës e intrigon faza e nokautit, aty ku edhe janë emocionet më të forta.

“E urrej fazën e grupeve në Kupën e Botës. Më pëlqen faza e nokautit.

Këtu nis gallata”, ka deklaruar Yamali.

Spanja përndryshe ka punë sot me Austrinë në 1/16 e finales, teksa kërkon titullin e dytë në Botëror.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat