Xhemil Jahiji është futbollisti më i ri i Skënderbeut

Futboll

Xhemil Jahiji është futbollisti më i ri i Skënderbeut

Më: 21 korrik 2026 Në ora: 19:12
Xhemil Jahiji

Xhemil Jahiji është futbollisti më i ri i Skënderbeut.

Mesfushori nga Maqedonia është prezantuar pak minuta më parë nga klubi korçar. 23 vjeçari ka firmosur një kontratë 1-vjeçare, pra të vlefshme vetëm për sezonin 2026/27.

Më herët, Jahiji ka luajtur për skuadra si NK Croatia Zmijavcin, Arsimin, Voska Sport dhe Shkëndijën në Maqedoninë e Veriut.

Sa i takon paraqitjeve me Kombëtaren, ai aktivizohet te Maqedonia U-21, ndërsa ka veshur edhe fanellën e Shqipërisë, më saktësisht tek Kombëtarja U-16 ku ka luajtur gjithsej 3 ndeshje.

Ky është përforcimi i tretë për trajnerin Julian Ahmatajn, pas atyre të Viktor Bragës dhe Amadou Diallos.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat