Djali i Robinjos bëhet shok skuadre me titullarin e Kombëtares shqiptare!
Robinjo jr, djalin e ish sulmuesit të famshëm brazilian, do të vazhdojë karrierën te Xhenoa në Serinë A, ku bën pjesë edhe mbrojtësi i Kombëtares, Mario Mitaj.
Futbollisti 18 vjeçar, pjesë e Santosit, në ditën e fundit të merkatos u transferua te skuadra e Daniele De Rosit dhe do të nisë atë që do të jetë aventura e tij e parë jashtë Brazilit.
Klubi italian e siguroi shërbimin e Robinjo Jr në formë huazimi me opsion blerjen e tij për 8 milionë euro..