Të dy futbollistët e Kombëtares përfitojnë nga 500 mijë euro

Futboll

Të dy futbollistët e Kombëtares përfitojnë nga 500 mijë euro

Më: 1 tetor 2026 Në ora: 16:39
Kristian Shpendi

Vlerat e lojtarëve në tregun e “transfermarkt” vazhdojnë të përditësohen.

Kristian Shpendi ka fituar 500 mijë euro në vlerësim për shkak të nisjes së mirë të sezonit, dhe tashmë është në shifrën 5 milionë eurove te Çezena. Ndryshe edhe vlera më e lartë në skuadrën e Serisë B.

Edhe Stavro Pilo ka fituar 500 mijë euro me vlerësimin e fundit. Tashmë është në kuotën 2,5 milionë euro, që është edhe më e larta ndonjëherë për mbrojtësin e Kombëtares shqiptare.

Të dy lojtarët vazhdojnë të stërviten nën urdhrat e trajnerit Rolando Maran. Përpara është ndeshja me Finlandën që mund të vendosë shumë për fatin e Grupit 1 në Ligën C.

Kujtojmë se kuqezinjtë ndodhen në kuotën e 6 pikëve pas dy raundeve në Ligën e Kombeve. Objektiv është vetëm vendi i parë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat