Kombëtarja e Anglisë e mposhti Kroacinë me rezultat të thellë 0:7 në stadiumin “Rujevica” të Rijekës, në kuadër të xhiros së tretë të fazës së grupeve të Ligës së Kombeve.
Harry Kane dhe Bukayo Saka shënuan nga dy gola, ndërsa nga një gol realizuan Anthony Gordon, Jude Bellingham dhe Morgan Rogers. Kjo ishte humbja më e thellë e Kroacisë në historinë e saj.
Pas ndeshjes, kapiteni i Anglisë, Harry Kane, foli për paraqitjen e ekipit:
“E pabesueshme nga fillimi deri në fund. Kemi folur shumë për të qenë dominues me topin dhe pa top.
Pikërisht kështu ishte. Jemi më të mirët kur luajmë lirshëm, kur jemi fizikisht superiorë dhe kur e ngremë lojën në nivelin e Premier Ligës. Këtë e treguam sot në fushë. Ata nuk mundën të përballonin shpejtësinë dhe depërtimet tona”.
Kane theksoi se sulmuesit anglezë luajtën me shumë liri dhe se ishte e vështirë për Kroacinë t'i markonte.
Ai tha se Kane, Gordon, Bellingham dhe Saka mund të luajnë në role të ndryshme sulmuese, duke e bërë të vështirë për kundërshtarin të vendosë se cilin lojtar duhet ta mbulojë.
“Çdo lojtar ishte në nivelin më të lartë. Mendoj se si Kroacia, ashtu edhe ne, e pamë këtë ndeshje si mundësinë tonë më të mirë për të synuar njërin prej dy vendeve të para”, u shpreh Kane.