Juventusi dhe Interi në garë për objektivin e gjigantëve të Europës

Futboll

Juventusi dhe Interi në garë për objektivin e gjigantëve të Europës

Më: 28 tetor 2026 Në ora: 12:18
Fin Jeltsch

Fin Jeltsch ka tërhequr vëmendjen e gjigantëve të Europës.

20-vjeçari i përfaqësueses së Gjermanisë po kalo një sezon të jashtëzakonshëm me Shtutgarit, për këtë edhe shitja e tij mund të vijë vitin e ardhshëm.

Juventusi dhe Interi janë klubet nga Italia që po e monitorojnë me kujdes situatën. Real Madrid, Barcelona, Atletiko Madrid, Arsenali dhe Liverpuli ndodhen po ashtu pas tij.

Shtutgarti kërkon rreth 60 milionë euro për ta lënë të lirë. Ndaj edhe klubet e Italisë e kanë të vështirë që të bëjnë një investim të tillë.

Rreth 10 milionë euro shpenzoi Shtutgarti për transferimin e Jeltsch në shkurtin e vitit të kaluar. Një investim që rezultoi se ishte i duhuri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat