Rekordmeni i futbollit gjerman njofton largimin në fund të sezonit

Futboll

Rekordmeni i futbollit gjerman njofton largimin në fund të sezonit

Më: 4 nëntor 2026 Në ora: 17:05
Frank Schmidt, trajneri i Heidenheimit

Frank Schmidt, trajneri i Heidenheimit dhe trajneri me qëndrimin më të gjatë në një klub në historinë e futbollit profesionist gjerman, do të largohet nga skuadra në fund të këtij sezoni, pas gati 20 vjetësh në krye të saj, ka njoftuar të mërkurën klubi që garon në kategorinë e dytë të futbollit gjerman.

Schmidt, 52-vjeçar, mori drejtimin e Heidenheimit në shtator të vitit 2007, kur klubi garonte në kategorinë e katërt. Në vitin 2023, ai theu rekordin e mëparshëm prej 16 vjetësh për trajnerin me qëndrimin më të gjatë në një klub të futbollit profesionist në Gjermani.

“Vërtet ishte mbresëlënëse të shihja se sa shumë përpjekje bëri klubi për të siguruar një vazhdim të kontratës me mua”, deklaroi Schmidt.

“Megjithatë, gjatë javëve të fundit kam arritur në përfundimin se ka ardhur koha për të marrë një vendim. Pas gati 20 vjetësh si trajner i parë i FCH-së, thjesht dëshiroj të bëj një pushim këtë verë.

“Një gjë është e sigurt: së bashku, ne te FCH kemi shkruar një histori të jashtëzakonshme në futbollin profesionist gjerman përgjatë shumë viteve, por kapitulli i fundit ende nuk është shkruar”, shtoi ai.

Schmidt e udhëhoqi Heidenheimin drejt ngjitjes në Bundesligë në vitin 2023, ndërsa një vit më vonë siguroi edhe pjesëmarrjen në Ligën e Konferencës.

Heidenheimi, që u rrëzua nga Bundesliga sezonin e kaluar, aktualisht renditet në vendin e gjashtë në tabelën e Bundesliga 2.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat