Lidhja e Prizrenit kampion ndër meshkuj, kurse Teuta kampione ndër femra

Sporti

Lidhja e Prizrenit kampion ndër meshkuj, kurse Teuta kampione ndër femra

Nga: Vllaznim Bytyçi Më: 5 qershor 2022 Në ora: 16:11
Lidhja e Prizrenit kampion ndër meshkuj

Përfundoi edicioni 2021/2022 i Ligës së përbashkët të pingpongut Kosovë-Shqipëri!

Me ndeshjet e ditës së dytë, që u zhvilluan në Shkodër, përfundoi edicioni 2021/2022 i Ligës së përbashkët të pingpongut Kosovë - Shqipëri.

Lidhja e Prizrenit, e përfaqësuar nga pingpongistët: Kreshnik Mahmuti, Fati Karabaxhaku dhe Blend Hajdari, të udhëhequr nga trajnerët Rifat Rifati dhe Dardan Imami, pas fitoreve të njëpasnjëshme në fund u shpall kampion i kësaj Lige.

Image

Nënkampion mbarëkombëtar u shpall skuadra tjetër prizrenase – KPP Liria.

Në konkurrencën e femrave tituli i kampionit ishte i paqartë deri në fund, pasi këtë e kërkonin Drita e Gjilanit dhe Teuta e Durrësit. Gjilanaset: Alma Mehmeti, Linda Zeqiri dhe Lenë Osmani, të udhëhequra nga trajneri Jeton Azizi, shënuan katër fitore, duke mposhtur edhe Teutën 3:0, mirëpo kjo nuk u mjaftoi pasi ato për shkak të setdallimeve u renditën në pozitën e dytë, si pasojë e ndeshjeve të zhvilluara në Kosovë.

Image

Në këtë konkurrencë paraqitje të mirë pati edhe ekipi Ahmet Hoxha nga Ferizaj e sidomos kampionja juniore e Kosovës për U-17, Shega Hashani, e cila triumfoi bindsëm ndaj kampines së Shqipërisë Samanta Agolli me rezultat 3:0.

Image

Pas përfundimit të garave, për kampinët dhe kampionet u dhanë medaljet dhe kupat fituese, të cilat u dorëzuan nga kryetari i FPPK-së, Jeton Beqiri dh seketari i FSHPP, Tonin Binosha. 

Rezultatet e ditës së parë (M)
Teuta – Lidhja e Prizreni 0:3
Tirana - Matkos Pfarm Dardania 3:0
Tirana Top Spin – Liria 0:3
Elbasani – Priping 1:3
SK Tirana – Lidhja e Prizrenit 1:3
Teuta – Matkos Pfarm Dardania 3:0
Elbasani – Liria 1:3
Tirana Top Spin – Prifing 0:3

Rezultatet e ditës së parë (F)
Drita – e lirë
Tomori – Ahmet Hoxha 0:3
Elbasani – Ahmet Hoxha MK 1:3
Teuta – Peja 3:0
Tomori – Drita 0:3
Ahmet Hoxha e lirë
Teuta – Ahmet Hoxha MK 3:0
Elbasani – Peja 3:1

Rezultatet e ditës së dytë (M)
Tirana Top Spina – Lidhja e Prizrenit 1:3
Elbasani – Matkos Pfarm Dardania 3:0
Teuta – Liria 1:3
SK Tirana – Priping 2:3
Elbasani - Lidhja e Prizrenit 0:3
Tirana Top Spin – Matkos Pfarm Dardania 3:1 
SK Tirana – Liria 1:3
Teuta – Priping 1:3
 
Rezultatet e ditës së dytë (F)
Elbasani – Drita 0:3
Teuta – Ahmet Hoxha 3:1
Ahmet Hoxha MK - e lirë
Tomori – Peja 3:0
Teuta – Drita 0:3
Elbasani – Ahmet Hoxha 0:3
Tomori – Ahmet Hoxha MK 3:0
Peja – e lirë

Tabela M
1. Lidhja e Prizrenit 27
2. Liria 24
3. Priping 23
4. Elbasani 21
5. Dardania 20
6. SK Tirana 19
7. Tirana Top Spin 19
8. Teuta 15

Tabela F
1. Teuta 23
2. Drita 23
3. Ahmet Hoxha 20
4. Tomori 16
5. Elbasani 16
6. Ahmet Hoxha MK 16
7. Peja 12

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat