Garë e fortë në Han të Elezit, Cason Fitch mundësi më i mirë! Kosova përfundon në vend të dytë 

Sporti

Garë e fortë në Han të Elezit, Cason Fitch mundësi më i mirë! Kosova përfundon në vend të dytë 

Më: 11 qershor 2024 Në ora: 15:05
Pamje nga gara

Mundësi Cason Fitch nga Iowa e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, është shpallur mundësi më i mirë i turneut “Trofeu i paqes” që u mbajt në Han të Elezit.

Organizim i mirë, garë e fortë dhe të pranishëm ishin edhe figura të shumta të institucioneve sportive.

“Dje, në organizim të Federatës së Mundjes së Kosovës dhe në mbështetje teknike të Klubit të Mundjes Dardania është mbajtur turneu i pestë ndërkombëtar  ‘Trofeu i Paqes’, në Han të Elezit. 

Image

Fituesit e turneut

Garat vazhduan deri në orët e vona të mbrëmjes për shkak të pjesëmarrjes masive të garuesve ku ishin prezent 138 garues nga vende të ndryshme si Iowa, Franca, Bullgaria, Maqedonia Veriore, Shqipëria dhe Kosova”, njofton Federata e Mundjes e Kosovës.

Në turne ka pas shumë luftëra interesante dhe kjo ka mahnitur edhe të pranishmit.

Image

“Pas shumë luftërave të zhvilluara  epiteti i mundësit më të mirë të turneut i takoj Cason Fitch nga Iowa të SHBA-së, ndërsa tekniku më i mirë i turneut u shpall mundësi Denis Naim nga Bullgaria.

Ne plasmanin ekipor në vendin e parë u rendit Maqedonia Veriore, Kosova u rendit e dyta, ndërsa Iowa në vendin e tretë.

Image

Këtë turne e madhështuan prezenca e kryetarit të komunës së Hanit të Elezit, Mehmet Ballazhi, kryetari I KOK-ut Ismet Krasniqit, nënkryetari i KOK-ut Milaim Kelmendit, sekretarit gjeneral  i KOK-ut Besim Aliti, Teresa Parmanter nga AAU-Iowa, Wes Creason kryetar I AAU-Wrestling Iowa, Isa Merkaj sekretar gjeneral i Federatës Shqiptare te Mundjes. Federata e Mundjes e Kosovës e falënderon KM Dardania nga Hani i Elezit si mbështetës teknik të turneut për organizimin shembullor të këtij aktiviteti”, ka bërë të ditur FMK.


 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat