Çeku: Organizimi i ngjarjeve ndërkombëtare sportive në vend, prioritet

Sporti

Çeku: Organizimi i ngjarjeve ndërkombëtare sportive në vend, prioritet

Më: 16 prill 2025 Në ora: 14:10
Hajrullah Çeku

Qeveria në dorëheqje në mbledhjen e sotme ka marrë vendim për ndërtimin e memorialit për të rënët e 17 korrikut 1998 në Junik.

Ministri në dorëheqje i Kulturës, Hajrullah Çeku, tha se ky memorial bëhet në përkujtim të të rënëve të betejës së 17 korrikut 1998, e që do të shërbejë si simbol i luftës së lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ruajtjes së kujtesës historike për brezat e ardhshëm.

“Për këtë vendim kemi bashkëpunuar me Ministrinë e Bujqësisë dhe me Agjencinë e pyjeve në mënyrë që zonat ku u zhvillua kjo betejë t’i jepet Ministrisë së Kulturës, ndërsa agjencia e memorialëve në ditët në vijim do ta vazhdojë procedurën sipas ligjit për ndërtimin e këtij memoriali shumë të rëndësishëm”, tha ai.

Çeku njoftoi edhe për nënshkrimin e marrëveshjes të cilën e kanë nënshkruar dje mes Federatës Evropiane dhe Federatës Kosovare të “I-sports”, ai theksoi se organizimi i ngjarjeve ndërkombëtare sportive në vend vazhdon të mbetet prioritet i qeverisë në detyrë e sipas tij kjo bëhet si zhvillim i kapaciteteve për përgatitjen e lojërave mesdhetare “Prishtina 2030”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat