Mundësja e talentuar Dorentina Nezaj synon medaljen e artë në Kampionatin Ballkanik.
Dorentina garon në kategorinë 53 kilogramë, në grupmoshën U-20, ndërsa trajneri i saj, Sadik Ferati, është optimist para finales së madhe.
Nezaj do të përballet me mundësen moldave Erika Lupusor, në tokën kroate.
Dorentina është në formë të mirë dhe kërkon të kurorëzojë paraqitjen e saj me medaljen e artë.