Prapaskenat e presidentit

Aktuale

Prapaskenat e presidentit

Më: 2 mars 2021 Në ora: 17:39
Foto ilustrim

Pazari për postin e presidentit vazhdon të mbetet i hapur. Edhe pse tashme zyrtarisht kemi vetëm dy kandidatë për këtë post, njëri që theu gjitha rekordet me votat e grumbulluar në zgjedhjet e 14 shkurtit. Kjo gjë nuk po i ndal që sërish të bëhen kalkulime në prapaskenë.

Vjosa Osmani që ende nuk i ka të sigurta votat në kuvend rreth kuorumit që do t’ia mundësonte ardhjen në krye të shtetit, nuk është që po rrinë e heshtur.

Ajo është duke kalkuluar me ish partinë e saj që të marr besimin e disa miqve të saj brenda LDK-së.

Burimet  brenda listës ‘Guxo me Vjosën’ por edhe në LDK bëjnë me dije që Osmani është duke tentuar ‘negociuar’ për një marrëveshje të mundshme me ish partinë e saj.

Tutje, këto burime thonë që edhe kandidatura për kryetar të LDK-së nga Anton Quni është bërë vetëm për pazare politike.

Një skenar të ngjashëm është duke e luajtur edhe Lutfi Haziri.

Bazuar në burimet tona, bëjnë me dije se Lutfi Haziri po tenton që ta rikthejë në parti Vjosa Osmanin duke e bërë kryetare të partisë, edhe pse ka punuar me struktura tash e një vit për të marr vet në duar LDK-në.

Mirëpo, kjo gjë nuk po mirëpritet edhe aq mirë nga kampi ‘Riinvest’, që bëjnë pjesë Lumir Abdixhiku e Isa Mustafa.

Ndërsa nga Lista ‘Guxo me Vjosën’, thonë që ende nuk ka diçka konkrete por nëse do kërkonin falje dhe do të bëjnë reforma, atëherë do t’i ndalën për të analizuar gjithë situatën dhe se e gjitha kjo po bëhet vetëm për korumin, e jo për rikthimin e tyre.

Publikisht Vjosa Osmani ka deklaruar se nuk do të kthehet  në LDK.

Osmani thotë se nuk mund t’ua kthejë shpinën votuesve të saj, dhe sipas saj, LDK-ja ka zgjedhur rrugën tjetër.

“Jeta pas 14 shkurti është një realitet i ri politik. 400 mijë qytetarë kanë votuar për bashkimin e forcave tona. E dyta rreth 250 mijë qytetarë kanë votuar që unë të zgjedhem presidente e vendit. Unë s’mund t’ua kthej shpinën të gjithë atyre që votuan për mua e kanë besuar në mua. Të gjithë atyre aktivistëve që kanë punuar kurrë pa nal. Njerëzit kanë treguar e çfarë dojnë. Në asnjë rrethanë nuk devijoj nga kjo rrugë që e kanë përcaktuar 400 mijë votues”, tha ajo.

LDK-ja me 14 mars pritet të zgjedh drejtuesin ri, e që në këtë garë deri më tani publikisht ka dal vetëm Anton Quni. Kurse Lutfi Haziri dhe Lumir Abdixhiku vetëm janë duke u proklamuar si emra si emra të mundshëm nëpër media.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat