Berisha i AAK-së u dhuron programin qeverisës kundërkandidatëve

Aktuale

Berisha i AAK-së u dhuron programin qeverisës kundërkandidatëve

Më: 23 shtator 2021 Në ora: 00:22
Kastriot Berisha

Kandidati i AAK-së për Kryetar të Malishevës, Kastriot Berisha, ka prezantuar programin qeverisës me të cilin synon ta drejtojë komunën pas 17 tetorit.

Ai përveç kësaj nga një kopje ka ndarë për pesë kundërkandidatë tjerë në këtë garë.

Berisha ka theksuar se këtë plan e ka harmonizuar në bashkëpunim me qytetarët e Malishevës.

“Jam i vetmi nga kandidatët e këtij qyteti që kurrë një cent nuk ia kam marrë por vetëm i kam dhënë. Në planin tim për Malishevën e kam cekur që programin e kemi bërë bashkë me qytetarët”.

“Mendoj se ekipi dhe qytetarët e kanë bërë këtë plan të veçantë”

Tutje në Edicionin Zgjedhor, Berisha ka thënë se në 15 pikat e planit të tij, përfshihen shëndetësia, arsimi, barazia dhe ujë të pijshëm 24 orë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat