Nesër mblidhet Kryesia e Kuvendit

Aktuale

Nesër mblidhet Kryesia e Kuvendit

Më: 23 janar 2022 Në ora: 18:59
Kuvendi i Kosovës

Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mbajë të hënën takimin e ardhës duke filluar nga ora 11:00.

Në rendin e ditës do të jenë pikat e papërfunduara nga seancat e mëparshme, mbajtur më 18, 19, 22, 23 nëntor dhe 6 dhjetor 2021: votimi i raportit vjetor të Komisionit të Pavarur të Mediave për 2020, votimi i raportit vjetor financiar të Buxhetit të Kosovës për 2020, shqyrtimi i propozim-vendimit të Qeverisë për miratimin e rekomandimit të Komisionit Ndërministror për Investime Strategjike për dhënien e statusit Investitor Strategjik për subjektin investues “Kosmonte Foods”.

Po ashtu në rend dite janë pikat e papërfunduara të seancës plenare, më 13 dhe 14 dhjetor 2021: shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për mbeturina, votimi i raportit vjetor të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për 2020, votimi i propozim-rezolutës nga debati parlamentar në lidhje me pagat në sektorin publik.

Kryesia e Kuvendit pritet të caktojë edhe datën e seancës së re plenare. Në rendin e ditës së seancës së re plenare do të jenë shqyrtimi i dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për ndihmën juridike falas, shqyrtimi i raportit për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për Procedurën Përmbarimore, shqyrtimi i raportit për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për Përgjegjësinë Disiplinore të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve, si dhe formimi i Komisionit Ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një anëtar të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës nga komuniteti serb.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat