Lindin telashe në UP

Aktuale

Lindin telashe në UP

Më: 6 qershor 2023 Në ora: 09:04
UP

Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” ka shpallur konkurs për emërimin, riemërimin dhe avancimin e personelit akademik në fakultetet e UP-së. Mirëpo në Fakultetin e Mjekësisë avancimi i personelit akademik po përcillet me telashe.

Një grup prej afro 30 asistentëve në Fakultetin e Mjekësisë,  po përballën me telashe për avancim.

Sokol Krasniqi, asistent në degën e stomatologjisë, thotë se dekanja e Fakultetit të Mjekësisë, Suzana Manxhuka, nuk po e zbaton rregulloren, e që kjo po ndikon në mos avancimin e tij dhe të disa kolegëve të tjerë.

“Për momentin, avancimet në numrin e duhur janë duke mos ndodhur për shkak se dekanja e fakultetin nuk është duke e zbatuar asnjë rregullore, me të vetmin qëllim që të mos bëhen grupe më shumë dhe të mos gjenerojë orë të mjaftueshme për ligjërata të lëndëve të obligueshme të cilat janë kusht për të lejuar ose të vijë deri te avancimi i stafit akademik nga pozita e asistentit në pozitën profesor asistent”, ka thënë Krasniqi për Rtk.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat