Mercedes ndryshon emrin

Auto

Mercedes ndryshon emrin

Më: 31 janar 2022 Në ora: 21:42
Foto ilustrim

Daimler AG është prodhuesi gjerman i veturave i themeluar në vitin 2008, me bashkimin e gjigantit gjerman Daimler-Benz me atë amerikan Chrysler.

Prodhuesi i veturave Daimler AG të martën zyrtarisht do të përshëndetet nga emri i dikurshëm i kompanisë, dhe tani do të quhet Mercedes-Benz Group AG.

Drejtori ekzekutiv i Mercedes, Ola Kallenius, po kryen një lloj ristrukturimi të kompanisë që e filloi në fund të vitit të kaluar kur edhe u nda nga bashkëpunimi me Daimler Truck.

Prej atëherë kanë ekzistuar dy kompani të ndara, e Mercedes-Benz tani do të koncentrohet më shumë në punën me vetura dhe furgonë.

Ndryshe Daimler Motoren Gesellschaft vepron nga viti 1890, kurse më 1926 bashkoi forcat si Benz & Cie, ku më vonë u themelua edhe Daimler-Benz. Tani Damiler i përket historisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat