Fitore e Pejës kundër RC Cola Dritës

Basketboll

Fitore e Pejës kundër RC Cola Dritës

Më: 14 tetor 2021 Në ora: 21:13
Fitore e Pejës kundër RC Cola Dritës

Peja ka shënuar fitore ndaj RC Cola Dritës me rezultat 81:91 (10:20, 23:26, 23:22, 25:23), në kuadër të javës së gjashtë të Art Motion Superligës së Kosovës në basketboll.

Skuadra pejane e nisi ndeshjen më mirë, duke qenë bindshëm më e mirë në periudhën e parë, ku këtë pjesë e fitoi 10:20. Lojë më e barabartë u zhvillua në periudhën e dytë, ku gjilanasit ngushtuan shifrat në 29:33, por më pas sërish shkëputen pejanët dhe pjesa e parë përfundoi me rezultat 33:46.

Lojë e ngjashme u zhvillua në periodën e tretë, ku sërish skuadra nga Gjilani afroi shifrat në 52:56, por verdhezinjtë sërish u shkëputen dhe rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 56:68. Pejanët kontrolluan lojën në 10 minutat e fundit, duke fituar me rezultat 81:91.

Peja ka pesë fitore dhe një humbje, kurse gjilanasit gjashtë humbje në gjashtë ndeshje.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat