Ndeshjet e play-off-it

Basketboll

Ndeshjet e play-off-it

Më: 28 prill 2022 Në ora: 11:51
Kampionati kombëtar i basketbollit

Kampionati kombëtar i basketbollit për femra tani është futur në fazën e tij më të nxehtë, teksa ditën e sotme do të nisin përballjet “play off”.

Takimi i parë gjysmëfinal do të jetë derbi i kryeqytetit ndërmjet Partizanit dhe Tiranës, sfidë që do të startojë në orën 17:00 në pallatin e sportit “Asllan Rusi”.

Më pas në orën 18:00 në Vlorë, Flamurtari vendës do të presë Studentin. Siç dihet, në sezonin e rregullt ishte Flamurtari skuadra që u rendit e para. Bregdetaret, me disa lojtare të huaja në përbërje, e dominuan kampionatin.

Në vend të dytë u klasifikua Partizani, ekip që vitet e fundit ka pasur një rendiment konstant, duke qenë edhe pretendent për trofe.

Ndjekur nga Tirana dhe Studenti, që formojnë kështu 4 ekipet që do të sfidohen për trofeun më të rëndësishëm kombëtar. Në finale, siç dihet, kualifikohen skuadrat që arrijnë numrin e dy fitoreve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat