Presioni te Bashkimi

Basketboll

Presioni te Bashkimi

Më: 24 shtator 2025 Në ora: 17:42
Pamje

Bashkimi sonte do të ndeshet me Anwil Wloclawek në kuadër të kualifikimeve për FIBA Europe Cup.

Kjo do të jetë hera e parë që Portokallezinjtë garojnë në këtë garë dhe presin përkrahjen maksimale nga tifozët.

Atmosfera në “Sezai Surroi” pritet të jetë e zjarrtë, ku nënkampionët e Kosovës përballë do të kenë një skuadër shumë të fortë si Anëil.

Kujtojmë se Anwil fitoi FIBA Europe Cup më 2023, kurse në edicionin e fundit arritën në raundin e 1/16.

Sfida e parë luhet sonte në Prizren nga ora 19:00, derisa ndeshja e kthimit më 1 tetor në Poloni.

Skuadra që është më e mirë nga të dy ndeshjet do të jetë në grupet e FIBA Europe Cup.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat