Fitojnë të gjithë pretendentët

Basketboll

Fitojnë të gjithë pretendentët

Më: 7 prill 2026 Në ora: 11:35
Pamje nga ndeshja

Fitorja e 9-të radhazi në NBA për Denver, që ngjitet në vendin e tretë në Konferencën e Perëndimit dhe siguron matematikisht fazën play off.

Skuadra e Nuggets mundi 137-132 Portland pas kohës shtesë, sfidë ku Nikola Jokic realizoi një “triple double”, me 35 pikë, 14 rebound e 13 asist.

Në Konferencën e Lindjes, ekipi i Detroit qëndron në krye të renditjes edhe pas humbjes 123-107 në fushën e Orlando. Paolo Banchero me 31 pikë u dallua për vendasit. Fitore në sekondat e fundit për New York, që mundi 108-105 Atlanta, ndeshje ku diferencën e bëri Jalen Brunson me 30 pikë.

Skuadra e San Antonio konsolidon vendin e dytë në perëndim pas fitores 115-102 ndaj Philadelphia. Vendimtar stoli i Spurs, nga ku erdhën 50 pikë. Fitore të thellë korri jashtë fushe skuadra e Cleveland, që triumfoi 142-126 ndaj Memphis. Plot 9 lojtarë të Cavaliers realizuan mbi 10 pikë (Mobley me 24 pikë më i miri).

NBA-Rezultatet e sotme

Atlanta – New York, 105-108

Orlando – Detroit, 123-107

Memphis – Cleveland, 126-142

San Antonio – Philadelphia, 115-102

Denver – Portland, 137-132

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat