Trepça sërish më e mirë se Bashkimi

Basketboll

Trepça sërish më e mirë se Bashkimi

Nga: K.Goca Më: 13 maj 2026 Në ora: 21:28
Pamje nga ndeshja

Trepça e Mitrovicës është në epërsi me rezultat 2:0 në serinë e finaleve të play-off-it të Kampionatit të Kosovës në basketboll.

Mitrovicasit shënuan fitore me rezultat 93:83 (23:20, 30:20, 17:22, 23:21).

Mbi 3000 tifozë ishin të pranishëm në këtë ballafaqim. 

Në 20 minutat e parë, Trepça ishte në epërsi me 13 pikë (53:40).

Dy çerekët e fundit ishin më ndryshe dhe një Bashkim më i mirë e më i rrezikshëm.

Në minutën e 37-të rezultati ngushtohet në tri pikë (84:81), duke shtuar presionin e madh te Trepça.

Mitrovicasit triumfuan me 10 pikë dallim (93:83) ndaj prizrenasve. 

Basketbollisti Akili Vining ishte më efikasi te mitrovicasit me 26 pikë, i ndihmuar nga Kenneth Hasbrouck me 18 pikë.

Jalen Riley me 22 pikë ishte më i dalluari te prizrenasit, i ndihmuar nga Shannon Shorter me 20 sosh.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat