Të dielën do të luhet finalja e tretë e play-off-it të Kampionatit të Kosovës në basketboll.
Bashkimi zotohet për hakmarrje ndaj Trepçës së Mitrovicës
Kampioni në fuq është në epërsi me rezultat 2:0 në seri të fitoreve.
Të dielën do të luhet finalja e tretë në palestrën e sportit ‘Sezai Surroi’ në Prizren, duke filluar në orën 19.30.
Bashkimi ka përparësinë e terrenit dhe përkrahjen e madhe të tifozëve, ndërsa Trepça beson e shpreson në cilësinë që ka për fitoren e tretë.
Ekipi me katër fitore do të shpallet kampion i ri i Kosovës.