Conor McGregor jep lajmin e madh

Boksi

Conor McGregor jep lajmin e madh

Më: 18 maj 2021 Në ora: 17:16
Conor McGregor jep lajmin e madh

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Conor McGregor ka bërë me dije se është bërë baba për të tretën herë. Irlandezi, ikona e arteve marciale mikse, ka postuar një foto me djalin e porsalindur, që e ka quajtur Rian.

“Klani McGregor është tani një familje me 5 anëtarë. Një djalë i shëndetshëm erdhi në jetë. Si fëmija ashtu edhe nëna janë mirë.

Falënderoj Zotin për gjithçka që më ka dhënë mua e familjes time në këtë botë. Ky është djali im Rian McGregor”, ka komentuar irlandezi, ish-kampioni i botës në UFC.

McGregor është i lidhur me bashkëshorten Dee Devlin që prej vitit 2008. Nga marrëdhënia e tyre kanë 3 fëmijë: Djali i madh ka lindur në vitin 2017 (Conor Jack), vajza në vitin 2019 (Croia) dhe tashmë Rian.

Irlandezi po përgatitet për duelin e 10 korrikut ndaj Dustin Poirier.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat