Përballja e madhe, Marku - Prodan

Boksi

Përballja e madhe, Marku - Prodan

Më: 25 shtator 2021 Në ora: 11:46
Përballja e madhe, Marku - Prodan

Florian Marku sonte (e shtunë) do të zhvillojë meçin më të rëndësishëm në karrierën e deritanishme si boksier.

Në “Tottenham Hotspur Stadium”, 28-vjeçari do të përballet me boksiern ukrainas, Maxim Prodan, për titullin ndërkombëtar IBF në peshën e mesme.

Florian Marku dhe Maxim Prodan nuk e kanë shijuar ende humbjen në karrierën e tyre si boksier.

Boksieri shqiptar deri më tani ka regjistruar tetë fitore (gjashtë prej tyre me “nok-aut”) dhe një barazim, kurse ukrainasi ka bilanc prej 18 fitoreve dhe një barazimi. 15 prej fitoreve i ka arritur me “nok-aut”.

Të dy boksierët në fjalë janë 28 vjeç. Marku është i gjatë 174 cm, kurse Prodan 173 cm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat