McGregor e thumbon Nate Diazin

Boksi

McGregor e thumbon Nate Diazin

Më: 19 tetor 2021 Në ora: 11:49
McGregor e thumbon Nate Diazin

Trilogjia mes Nate Diaz dhe Conor McGregor duket e largët, me dy sportistët që kanë nga një fitore në përballjet mes tyre në kafaz.

Gjithsesi, dy ikonat e arteve të përziera marciale nuk heqin dorë nga akuzat apo sharjet mes tyre në rrjetet sociale sa herë që u jepet mundësia, duke mbajtur “gjallë” zjarrin e trilogjisë.

Deklarata më e fundit vjen nga irlandezi, që ka thumbuar amerikanin në lidhje me të ardhmen e këtij të fundit.

Nate Diaz ende nuk ka vendosur të firmosë një kontratë të re me UFC-në, në pritje të një oferte të mirë nga Dana White.

Pas këtyre lajmeve ka ardhur komenti i McGregor: “Hej vëlla, mos harro se kush të krijoi dhe të bëri të famshëm. Merrje 20 mijë dollarë për duel dhe po 20 mijë për fitore. Kishe zhvilluar vetëm 15 duele në UFC. mbaje mirë në mend se kush jam unë për ty”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat