Caktohet data për rimeçin e madh të boksit

Boksi

Caktohet data për rimeçin e madh të boksit

Më: 19 qershor 2022 Në ora: 20:20
Caktohet data për rimeçin e madh të boksit

Tashmë është bërë zyrtare data për rimeçin mes Oleksandr Usyk dhe Anthony Joshuas.

Dy boksierët në fjalë do të përballen për herë të dytë mes vete më 20 gusht të këtij viti.

Rimeçi mes boksierit nga Ukraina dhe atij nga Britania e Madhe do të zhvillohet në Jeddah të Arabisë Saudite.

Joshua do të synojë rikthimin e titujve botërorë të peshave të rënda WBA, IBF dhe WBO, të cilat i kishte humbur pasi ishte mposhtur nga Usyk më 25 shtator të vitit të kaluar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat