White entuziast

Boksi

White entuziast

Më: 1 janar 2023 Në ora: 12:00
White

Presidenti i UFC-së, Dana White ka premtuar se viti 2023 do të jetë spektakolar për artet marciale mikse. Ai beson se rikthimi në kafaz i dy ikonave të këtij sporti si Conor McGregor dhe Jon Jones, do ta bëjë më tërheqës sezonin.

“Rikthimi i tyre në kafaz do të jetë ngjarja më e rëndësishme e këtij sezoni në kafaz. Do të jetë një vit spektakolar dhe shpresoj që fansat të kënaqen. Na duhet të punojmë të gjithë fort për të argëtuar fansat”, u shpreh presidenti Dana White.

Ende nuk ka një datë të saktë se kur do të rikthehen në kafaz dy sportistët ikonë të kafazit, por nga pranvera ata do të jenë të gatshëm. “Ne do të bëjmë më të mirën dhe shpresojmë që shpejt t’i kemi ata dhe mjaft të tjerë të gatshëm”, tha presidenti i UFC-së.

Pritet që Jon Jones të duelojë, duke debutuar, në peshën e rëndë. Ndërsa “famëkeqi” irlandez është ende i paqartë për shkak të peshës. Gjithsesi, rikthimi i tyre në klafaz në vitin 2023 do të thotë më shumë argëtim e spektakël.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat