“Il Pane”, historia e bukës si element bashkues i kulturave

Diaspora

“Il Pane”, historia e bukës si element bashkues i kulturave

Më: 23 korrik 2021 Në ora: 09:20
Kopertina e librit

Buka, ka qenë gjithmonë një element bashkues në kulturën shqiptare. Ende sot shumë shqiptarë anashkalojnë vaktin dhe shprehen “Do hamë bukë” dhe jo “Do hamë drekë, ose darkë”. Një rëndësi të tillë i ka dhënë bukës edhe shkrimtari shqiptar në Itali, Klaudio Findiku. Puna e tij për librin “Il Pane” ka nisur vite më parë kur ai e zgjodhi edhe si teze provimi këtë temë. Në një intervistë për “Diaspora Shqiptare” Findiku tregon se me bukën ka dhe një lidhje më shumë se të tjerët, pasi babai i tij menaxhon një furrë buke në Itali.

Një libër me titull “Il Pane”, si lindi ideja për të shkruar për bukën, për këtë simbol të ushqyerjes?

Të flasësh për buken nuk është e lehtë për faktin që të gjithë e njohim nga lindja e gjatë gjithë jetës sonë është një ndër elementët primarë të jetesës sonë, por pak nga ne kanë dijeni për këtë produkt se si është i përbërë dhe të gjithë sekretet e saj. 

“Il pane” ka qenë dhe teza të cilën kam dhënë në vitin e largët 2013 ku mbajta dhe provimet për marrjen e specializimit në kuzhinën mesdhetare pranë shkollës së hoteleri-turizmit në Riva del Garda. 

Ka qenë një ndër tezat më të vonuara nga komisioni e cila nuk u votua asnjëherë me pikët më të larta. Një fakt tjetër ësht, sepse babai im punon në një furrë buke. Në shtëpi asnjëherë nuk kemi folur për punën dhe zanatin e tij ndaj kjo për të mund të jetë dhe një surprizë. Një fakt tjetër është që me ardhjen e pandemisë në Itali vuajtëm shumë për një periudhë të shkurtër për një nga elementët e bukës sikurse është dhe maja e birrës pasi nuk gjendej në asnjë market, sepse prodhimi i bukës në atë muaj të vështirë u rrit shumë për faktin që njerëzit ishin në izolim total dhe kalonin kohën duke bërë bukë, dhe pse italianët nuk e kanë në gen ta bëjnë bukën vet, por ta blenjë atë. Sot erdhi dita që duke mbledhur këto aspekte më së fundi u botua dhe libri “IL PANE”. ka qenë libri që më ka lodhur më shumë, sepse kam qenë deri ditën e fundit duke ndryshuar shumë element për tja përshtatur lexuesit. Mund të themi se është një enciklopedi e vogël e cila flet për shumë aspekte të cilat dua që lexuesi t’i kuptojë vetëm gjatë leximit të tij. 

Sa kohë keni që punoni më këtë libër?

Shumë kohë kam që punoj për këtë libër madje nga viti 2013 kur mbajta tezën për këtë temë.

Shumë herë kam bërë modifikime dhe shtuar argomente dhe receta. Besoj që gjithë lodhja e bërë ja ka vlejt sepse sot kam para duarsh nje libër vuluminos me argomente shkencore të cilat kuptohen nga të gjithë kategorit e lexuesit.

Ka qenë në të vërtet një libër që më ka lodhur, sepse ndërtimi i tij strukturor është i ndërthurur në brendësi dhe kuptues. Një vlerë të shtuar ka dhe hapja e librit me parafrazën e mikut dhe shokut tim të mirë assesorit të kultures së qytezës së Arkos, i cili më ka mbështetur në ccdo aktivitet që kam bërë në të mirë të komunitetit në të cilin jetoj.

Image

Të krijon idenë e një libri gatimi, por nuk është i tillë. Një përmbledhje shumë të shkurtër të përmbajtjes mund të kemi për lexuesit?

Dëshiroj që përmbledhjen dhe komentet e përshkrimit tja lej lexuesit

Mund të përmend për herë të parë për lexuesin disa nga temat të cilët trajtoj në këtë libër duke lënë dhe disa sekrete normalisht

Libri hapet me një dedikim kushtuar familjes sime babait, mamit dhe vëllait

Në të flitet për:

Historia e bukës,

Drithrat dhe llojet e tyre

Brumi

Llojet e miellrave

Indice Ë

Forca e miellit

Të tjerë përbërës të rëndësishëm

Përpunimi i bukës

Lievitim natural

Sa lloj buke ekzistojnë

Etiketa

Vlera ushqyese, receta etj..

Keni në plan ta botoni librin në gjuhës shqipe?

Në plan janë disa libra të cilët flen në sirtaret e studios sime të cilët presin të lindin, por mundësit janë shumë të vogla. Kam botuar katër libra në gjuhën shqipe, por nuk e kam gjetur përkrahjen e lexuesit shqiptar, gjithashtu shtëpitë botuese nuk funksionojnë njësoi si në vende të tjera dhe kj më ka bërë të mos e mendoj për disa kohë botimin në gjuhën shqipe.

Nëse do të gjeja mbështetje sigurisht që do të mendoja të publikoja dhe libra të tjerë të vyer për shoqërië dhe të lej dhe unë një pasuri të vogel njerëzore e shpirtërore në vendin amë.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat