Nis Java Globale e Ndërmarrësisë në Kosovë

Ekonomi

Nis Java Globale e Ndërmarrësisë në Kosovë

Më: 8 nëntor 2021 Në ora: 17:24
Pamje nga vendi i ngjarjes

Për të nëntin vit me rradhë, mbi 50 organizata dhe institucione partnere, me më shumë se 70 aktivitete, shënojnë Javën Globale të Ndërmarrësisë në Kosovë, prej 8-14 Nëntor. Ceremonia zyrtare e hapjes së GEW u mbajt në Biblotekën Kombëtare të Kosovës.

Në këtë ceremoni u transmetua video mesazhi i Presidentes së Republikës së Kosovës, Dr. Vjosa Osmani, ndërsa për rëndësinë dhe fuqizimin e ndërmarrësisë ne vend, në këtë ceremoni të pranishmive ju drejtuan edhe Ushtruesi i detyrës së Ambasadorit të SHBA-ve në Kosovë, Nicholas J. Giacobbe, Ushtruesja e detyrës së Ambasadores së Suedisë, Nasrin Pourghazian, shefi i zyres së BERZH në Kosovë, Neil Taylor, Drejtori Ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane, Arian Zeka si dhe Uranik Begu, drejtor ekzekutiv i ICK-së dhe nikoqir i Javës Globale të Ndërmarrësisë në Kosovë.

Java Globale e Ndërmarrësisë është ngjarja më e madhe festive e ndërmarrësisë në botë, e cila bën bashkë ndërmarrës, inovatorë, punëdhënës dhe akterë tjerë, që për qëllim kanë zhvillimin e ideve të reja, krijimin e vendeve të reja të punës, rritjen e mirëqenies dhe zhvillimin.

Disa nga ngjarjet që organizohen përgjatë javës, mund ti gjeni KËTU. Organizatat partnere që organizojnë aktivitete të ndryshme prej 8-14 Nëntor, përfshijnë: American Chamber of Commerce in Kosovo, Kolegji AAB, American School of Kosova, Balkan Green Foundation, Business Consultants Council, Cacttus Education, Coca-Cola HBC Kosova, EFSE Entrepreneurship Academy, Shkolla Finlandeze, 4-H Kosova, GERMIN, GlobalGirl Media Kosova, Jakova Innovation Center, Kosovo American Education Fund – KAEF, KDWV Kosovarisch-Deutsche Wirtschaftsvereinigung, Keiretsu Forum, Kosova Live, Kosova Education Center – KEC (ASSET program), KUSA, MDA Foundation, Melita&Partners, Embassy of the Netherlands in Kosovo, Oda Ekonomike Zvicërano-Kosovare, RIT Kosovo, Rrjeti i Shitësve me Pakicë, She Inspires, STIKK – Kosovo ICT Association, TEB ShA, Kolegji Universum, UN Women Kosovo, UNDP Kosovo & Telegrafi.com (media partner).

Java Globale e Ndërmarrësisë (GEW) në Kosovë mbështetet nga Ambasada e Suedisë, EBRD Star Venture, Zyra e Presidentes, Ambasada e SHBA-ve, USAID Compete Activity dhe GIST.

Image
Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat