Dhjetëra migrantë u shpëtuan në Spanjë

Evropë

Dhjetëra migrantë u shpëtuan në Spanjë

Më: 20 qershor 2021 Në ora: 23:22
Foto

Rojet bregdetare të Spanjës shpëtuan 45 migrantë në brigjet e Gran Canaria të Dielën, duke përfshirë 24 gra dhe tetë fëmijë, raporton Reuters.

Migrantët, nga Afrika nën-Sahariane, u panë në një anije që kalonte rreth 38 km në jug të Gran Canaria, njoftoi media lokale.

Ata u sollën në breg në një anije shpëtimi të dielën pasdite.

Fëmijët e vegjël, disa të mbështjellë me batanije u ishin dorëzuar punëtorëve të shpëtimit, ndërsa disa të rritur, dukeshin dukshëm të rraskapitur, duhej të ndihmoheshin nga anija, treguan pamjet e Reuters.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat