​Azerbajxhani rrit eksportet e gazit

Evropë

​Azerbajxhani rrit eksportet e gazit

Më: 8 gusht 2022 Në ora: 17:44
Foto ilustrim

Azerbajxhani eksportoi 12.9 miliardë metra kub gaz në periudhën janar-korrik 2022, nga të cilat 6.5 miliardë shkuan në Evropë, njoftoi sot shërbimi për shtyp i Ministrisë së Energjisë.

“Shitjet e gazit jashtë vendit arritën në 12.9 miliardë metra kub ose 24 për qind më shumë se në periudhën përkatëse të vitit të kaluar. 4.8 miliardë metër kub nga sasia totale i janë dorëzuar Turqisë, 1.6 miliardë metër kub në Gjeorgji dhe 6.5 miliardë metër kub në Evropë", thuhet në deklaratë.

Në periudhën e vëzhguar, Azerbajxhani prodhoi gjithsej 27.3 miliardë metra kub gaz ose 13.3 për qind ose 3.2 miliardë metra kub më shumë se në periudhën janar-korrik 2021.

Ky vend filloi dërgesat komerciale të gazit në Evropë nëpërmjet Gazsjellësit Trans Adriatik (TAP) më 31 dhjetor 2020.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat